Djali i ish-pilotit të Formula 1, Ralf Schumacher, ka dalë në mbrojtje të babait të tij pas zbulimit se ai është homoseksual. David reagoi pas deklaratave të nënës së tij, Cora, e cila tha se nuk ishte në dijeni të preferencave seksuale të ish-burrit të saj.
Në një postim të fshirë më vonë nga rrjetet sociale, David shprehu dëshirën për të jetuar jetën e tij në paqe dhe për të përmbushur qëllimet e tij, duke kritikuar akuzat e nënës së tij për të dhe babanë. Ai theksoi se Cora vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe përmendi një incident të dhunshëm ku iu desh të thërriste policinë për të mbrojtur babanë e tij.
David përmendi se Ralf kishte bërë përpjekje për të ruajtur një marrëdhënie të mirë me nënën e tij, duke i dhënë mundësi për t’u afruar. Ai kritikoi gjithashtu reagimet e publikut, duke theksuar se prindërit e tij ishin divorcuar prej nëntë vitesh dhe kërkoi privatësi.
Cora, në një intervistë për revistën Spiegel, deklaroi se ishte e manipuluar nga Ralf gjatë martesës dhe e mori vesh për preferencat e tij seksuale vetëm pas njoftimit të tij publik. Ralf mohoi akuzat e saj, duke pretenduar se ajo kishte qenë në dijeni që nga viti i kaluar.
Ndërkohë, David e përkrah babanë e tij në këtë situatë, duke shprehur gëzim për lidhjen e re të Ralfit.
Jam 100% me ty baba dhe të uroj më të mirat