I ftuar në studion e Top Albania Radio, këtë herë ishte këngëtari shqiptar i Malit të Zi, David Dreshaj. Kontakti i parë me skenën dhe periudha ku ai është gdhendur si kompeticione të ndryshme shqiptare dhe karriera e tij filloi të lulëzonte falë projekteve mjaft të realizuara të artistit.
Në emisionin “Live from Tirana” përpos detajeve të treguara rreth jetës së tij profesionale ai na zbuloi për herë të parë zhgënjimet e shumta që ka patur nga bashkëpunime të bëra me producentë të ndryshëm. Por bukuroshi vuri në dukje se më shumë i zhgenjyer kishte ngelur nga producentët e këngës që bëri bujë të madhe në vitin 2016, “Bonbon” të këngëtares Era Istrefi. Ai rrëfeu se po mendonte të fshinte dy nga këngët e tij në bashkëpunim me ta, të cilat janë “Bomb” dhe “Dilema”.
Fakti se Davidi tani është në kulmin e karrierës së tij, në një moshë relativisht të re tregon se jo çdo gjë ka qenë e lehtë për të. Ai ka bërë një punë shumë intensive e të lodhshme për të sjellë projekte sa më të këndshme për publikun, por siç dihet jo çdokush di të vlerësojë talentin e një këngëtari. 21-vjeçari tregoi se shumë producentë i kanë mbyllur dyert në fillimet e tij, por pasi kanë parë arritjet e suksesin e fituar, ata janë rikthyer sërish duke dashur të bëjnë bashkëpunime me të. Megjithatë, Davidi i ka refuzuar me mirësjellje dhe me nota diplomacie. Ai e mbyll intervistën në Live From Tirana duke thënë:
Më mirë të shkosh tek ata që me të vertetë duan të punojnë me ty…