E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë influencerja e njohur Sarah Berisha. Ajo ka folur pa dorashka në këtë intervistë, duke zbuluar shumë të pathëna, nga planet për fëmijë me DJ PM e deri tek dasma…
Kur do të vijë dasma me DJ PM?
Nuk e di. Është ndër pyetjet që më bëhet më shumë, kjo dhe për shtatzëninë. Nuk kemi akoma një dasmë në horizont. Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma.
Është përfolur shumë nëpër portale për një shtatzëni të mundshme…
Ma kanë thënë shumë dhe doli dhe nëpër portale. Por ndonjëherë ndodhin këto ndryshimet tek femrat, që mund t’i fryhet pak barku, por jo nuk kam qenë shtatzënë.
Ku po jetoni momentalisht ti dhe PM?
Ne jetojmë vajtje-ardhje, në ditët e sotme jeta kështu është, jemi gjithë kohën në lëvizje. Rruga 3 orë larg është, nuk na kushton asgjë që ta bëjmë vajtje-ardhje. Por është dhe puna që kemi të dy, unë mund ta bëj kudo, po ashtu dhe PM e ushtron kudo profesionin e tij.
Cila është sipas teje mosha ideale për të bërë një fëmijë?
Nuk ka një moshë ideale. Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë?’ Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë…
Cila është gjëja më e shtrenjtë që zotëron?
Çantat, por kam punuar për t’i blerë ato. Janë çanta marke, rreth 2 mijë euro.