Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Efi Dhedhes ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan Topi” me moderatore Erjona Rusi, ku ka folur rreth jetës së saj tani pas mbarimit të “BBV2”, projekteve të ndryshme dhe marrëdhëniet me ish-banorët e tjerë. Efi përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e Kiarës dhe Luizit iu duk vendim i nxituar pa e njohur njëri tjetrin jashtë izolimit.
E vetmja gjë që thashë është m’u duk dasma shumë herët për dy njerëz që nuk patën mundësinë ta njohin njëri tjetrin në situata të ndryshme përveç Big Brother. Ajo i përket vetëm atyre. Ky është një mendim i imi që doja ta shprehja dhe ata ta dinin… Me Luizin jemi shumë mirë thjesht nuk kemi pasur mundësinë të takohemi por gjërat janë ashtu si i kemi parë, qetë, bukur dhe pa keqkuptime…