Showbiz

Dasma e Princ Harry me Meghan Markle, një ndër dasmat më të shtrenjta në histori

Të gjitha revistat e tabloidet në Mbretërinë e Bashkuar , në Evropë e përtej kontinetit po shkruajnë për dasmën mbretërore që do të zhvillohet më 19 maj. Mesa duket jo vetëm shqiptarët pyesin për çmimin, sepse kjo është pyetja që ka munduar shumë prej kryeredaktorëve : “Sa do të kushtojë dasma e Meghan Markle me Princin Harry?”

Nëse për ditën e madhe të Princ William dhe Kate Middleton është shpenzuar rreth 28 milionë dollarë, me një përllogaritje të thjeshtë ceremonia e vëllait të vogël do të kapë shifrën 45 milionë dollarë.

Sipas “Page Six” dhe “Bridebook” dasma është një ndër 10 ceremonitë më të shtrenjta të të gjitha kohërave. Vetëm 42.1 milion dollarë do të shpenzohen për masat e sigurisë. Përveç snajperëve të zakonshëm në çdo tavolinë dhe policisë së fshehtë në rrugë, vendi përreth do të “blindohet” me teknologjinë më të fundit ushtarake, duke përfshirë një sistem britanik kundër rrezeve UVA , i cili do të kushtojë së paku 1 milion dollarë .