Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre.
Së fundmi dasma e Ilnisës dhe Meritonit, e para për Big Brother VIP3, është shoqëruar me debate të shumta mes banorëve. Shumë prej tyre nuk e kanë dashur realizimin e kësaj martese, por të Sarës dhe Bardhit.
Një ndër to ka qenë edhe Lediona, e cila u shpreh se Meritoni bën si i mirë kot sepse nuk e la shokun e tij të martohej, por zgjodhi veten.
Meritoni: Dihet që viktimizuese dhe je njëra prej tyre që përdor shoqërinë.
Lediona: Unë nuk jam si ty. Ec tani të trashëgohesh.
Meritoni: Sara dhe Bardhi i lanë këto dhe më bën të reflektoj.
Lediona: Pse nuk reflektove edhe për Vesë? Pse do të bëhesh i mirë kot.
Meritoni: Jam penduar që nuk u bë dasma e Bardhit. Që unë nuk zgjodha atë. I kërkoj të dyve falje.
Lediona: Kishe anuluar dasmën dhe i lije të martoheshin Sara dhe Bardhi.
Meritoni: Për punën e dasmës që e shijova është që pash edhe disa reagime të banorëve. Vesën nuk e ftova se e dija që nuk do të vinte.
Vesa: Ua çfarë justifikimi i lodhshëm. Ishte shumë që u zgjidh me vota manipuluese çifti.