Shkenca tregon se nëna përmirëson me të vërtetë mirëqenien tonë. Sipas një studimi të vitit 2010, vetëm pak minuta bisedë me nënën mund të ndikojnë që të reduktohet stresi. Kjo për shkak se vetëm kur e dëgjoni zërin e saj, hormoni i ndjenjës së mirë i quajtur “oksitocin” lirohet në trup. Hulumtimet sugjerojnë se dashuria e nënës dhe sjellja e saj e kujdesshme mund të kontribuojnë në një hipokampus më të madh, pjesën e trurit e cila është përgjegjëse për mësim, kujtesë dhe përgjigje ndaj stresit.
Qoftë duke shikuar fotografi të vjetra ose duke bërë shaka me të, nënat kanë një mënyrë të veçantë të na bëjnë të qeshim. Dhe kjo është shumë mirë për nivelet e stresit, pasi studime të ndryshme tregojnë se qeshja redukton kortizolin apo hormonin e stresit. Sa më e fortë të jetë lidhja me nënën si adoleshent, aq më i lartë do të jetë kualiteti i një marrëdhënie në moshë të rritur.
Sigurohuni që ta falënderoni nënën në dasmën tuaj. Në analizat e një truri të një nëne pasi kishte lindur, The Atlantic raportoi se “të bëhesh prind është si të biesh në dashuri”. Me fjalë të tjera, ndodhin të njëjtat proceset sociale. Ndërkaq, normat e lindjeve kanë rënë ndjeshëm në disa nga vendet më të pasura të botës dhe ka të ngjarë të mbeten të ulëta pasi shqetësimet ekonomike i detyrojnë njerëzit të peshojnë kostot e lindjes së fëmijëve. Kjo sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Shumë në vendet anëtare të OECD tani po zgjedhin nëse do të kenë fëmijë më vonë në jetë apo jo fare. “Si të rinjtë dhe të rejat po gjejnë gjithnjë e më shumë kuptim në jetën jashtë prindërimit”-thotë raporti. Shkalla e përgjithshme e lindshmërisë në vendet e OECD ra në një mesatare prej 1.5 fëmijë për grua në 2022 nga 3.3 në 1960, duke përdorur një njësi që mat numrin mesatar të fëmijëve të lindur për grua gjatë gjithë jetës.