Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Romeo ka treguar mbrëmë se pëlqimi i tij për Heidin ka nisur që me hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Gjatë një bisede me 4 finalistët e tjerë, Romeo tha se fillimisht ajo që ka pëlqyer te Heidi është buzëqeshja, duke shtuar se banorja i është dukur më ndryshe nga vajzat e tjera.
Juli: Kjo (Heidi) të ka pëlqyer që në fillim
Romeo: Më ka pëlqyer kur ka folur dhe kur ka qeshur më është dukur ndryshe nga të tjerat. Kur më ka thënë emrin më ka fiksuar
Juli: A është e vërtetë kjo Bac
Heidi: Po
Egla: Dashuri me shikim të parë
Juli: A është dashuri me shikim të parë?
Romeo: Ndoshta, nuk e di
Egla: Unë nuk e besoj, me shumë vështirësi
Ditën e djeshme Romeo i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve të kishte edhe një motër, për shkak se ka vetëm dy vëllezër, binjakun e tij Donaldin dhe vëllain e vogël Marion. Ama tregon se këtë dëshirë ia ka plotësuar Donaldi, pasi partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani nuk është vetë një kunatë për Romeon, por e konsideron atë motër. Këtë moment Bora e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar për Romeon.