Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria.
Të ftuar në episodin e sotëm të emisionit “Big Brother Radio” kanë qenë të ftuar çifti më i përfolur i momentit. Bëhet fjalë për dy ish-banorët e këtij edicioni të “BBV”, të cilët fituan shumë dashuri nga pubiku me dinamikat që zhvilluan brenda në shtëpi dhe me romancën e tyre mjaft të bukur. Sara Gjordeni dhe Bardhi ishin së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun për një intervistë mjaft speciale dhe ekskluzive për Top Albania Radio.
A do të ketë dasëm brenda këtij viti?
Bardhi: Nuk është se nuk e kemi menduar. E kemi menduar, por nuk e dimë kur.
Sara: Definitivisht do ta kemi një dasëm, por se kur kemi lenë gjërat në radhë…
Përsa i përket krijimit të një familje, ata u shprehën se dëshirojnë të kenë 4 fëmijë, përfshirë 2 goca dhe 2 çuna. Sara tha:
Këtë vit duam që brenda familjes e gjithë vëmendja, e gjithë dashuria, i gjithë investimi ynë emocional të shkojë tek një njeri shumë i dashur i Bardhit që është motra e tij. Kështu që ne nuk guxojmë.
Më tej, Bardhi shtoi:
Motra ime martohet në 4 gusht kështu që ne do ta fokusojmë të gjithë dashurinë tonë aty. Kështu është plani. Vetëm nëse nuk ndryshon plani ynë deri më atëherë.