Dardha, vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore!

Fruti i dardhës njihet për vlerat ushqyese. Konsumi i një dardhe na plotëson me 1/5 e nevojave të përditshme për fibra

Dardha jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël, por ky frut ju ndihmon të parandaloni edhe një sërë sëmundjesh. Shumë studime kanë treguar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte.

-Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.

-Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve të zorrës së trashë.

-Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.

-Lëkura e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave, ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

-Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6.

-Dardha ul kolesterolin në gjak.

-Dardha është shumë e pasur me fibra.

-Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve