Deva Cassel, e bija e Monica Bellucci-t dhe Vincent Cassel, duket se po ndjek hapat e së ëmës, ikonës së kinemasë dhe bukurisë. Ajo është shfaqur së fundmi në xhirimet e një reklame për shtëpinë e modës Dolce & Gabbana në Romë dhe shumë njerëzve i ka rikujtuar Monica-n me pamjen e saj.
E veshur me një fustan të zi me dantella, çizme të gjata dhe me makeup të thjeshtë, ku binin në sy buzët e kuqe, Deva dukej e mahnitshme. Ajo u fotografua pranë shatërvanit të Trevit në Romë dhe shpejt, fotot qarkulluan online. Deva ka qenë pjesë e një tjetër fushate të Dolce & Gabbanna, për promovimin e një fragrance, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe prej 4 vitesh sfilon nëpër sfilata të ndryshme, për marka si: Dior, Coperni dhe Jacquemus.
Deva hyri në botën e modës katër vite më parë, kur u bë fytyra e markës Dolce & Gabbana. Një nga sfilatat e saj të para ishte Alta Moda në vitin 2021 në sheshin e Shën Markut në Venecia. Më pas, tërhoqi vëmendjen e publikut. Që në fëmijëri, e dinte se do të ndiqte hapat e nënës së saj dhe të dyja pozuan së bashku për kopertinën e edicionit italian të revistës Vogue.