Sport

“Dardanët” marrin fitoren e dytë radhazi, Zhegrova kthehet si “hero”

Kosova ka fituar me rezultatin 1 me 2 përballë Lituanisë. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve dhe u vendos nga golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit. Zhegrova u kthye si “hero” nga pezullimi pasi ishte ai që hapi rrugën e fitores në pjesën e parë.

Dhe pse Lituania ngushtoi shifrat 5 minuta para fundit, gjithçka pati vlerë për statistikë. Me këto 3 pikë, Kosova i bashkohet Rumanisë me 6 pikë në krye të grupit 2 në Ligën C.

Kujtojmë se rumunët kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur. Do të jetë kundër Qipros, kundërshtar ky i mposhtur nga Kosova në shtator.