Celebrities Film & Tv Showbiz

“Dancing With The Stars” nis sot në mbrëmje, Bora Zemani dhe Eno Popi zbulojnë risinë e këtij edicioni!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh. Ky spektakël fillon sonte në mbrëmje dhe dy moderatorët, Bora Zemani dhe Eno Popi, kanë qenë të ftuar në “Wake Up” për të treguar emocionet e tyre, por duke zbuluar edhe një risi për këtë edicion.

Por si fillim, si ndihen ata për këtë eksperiencë?

Bora: Unë ndihem e emocionuar, por janë ato emocionet e bukura që të bëjnë ta shijosh më shumë atë që do të përjetojmë sot në darkë. Patjetër që ka qenë shumë e lodhshme e gjithë kjo periudhë sepse ne që jemi aty brenda e dimë që “Dancing With The Stars” është një nga programet më të vështira për stafin realizues. Kam përshtypjen që dhe publiku e kupton sepse rezultati në fund është magjik.

Eno: Na ka rastisur që ta nisim punën javë përpara, të cilat kanë paraprirë organizim, përqëndrim, komunikim intensiv… Dhe ja ku erdhi e premtja. E nisim në mbrëmje episodin e parë të edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”, që do të jetë ndryshe nga sezoni i parë.

Çfarë do të jetë ndryshe këtë sezon? Bora përgjigjet:

Nuk ka spektakël vetëm të premten, por “Dancing With The Stars” do të jetë çdo ditë me publikun.

Por çfarë do të thotë kjo? Eno vijon:

Ne do të prodhojmë seri ditore. Përveç provave të palestrës që kanë interesin e vet, është e gjitha për t’u zbuluar. Jo vetëm si laborator pune, por marrëdhënia njerëzore që një personazh i njohur ndërton me balerinin profesionist. Të gjitha këto të folura në këtë garë, do të vijnë në përmbledhjet tona ditore.