Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Dalvin Qyteza dhe eksperienca e tij e parë në aktrim me filmin “Legjenda e Bastunit”!

Mbrëmjen e 16 Maj u mbajt premiera e “Legjenda e Bastunit”, një film dramatik me një mesazh dhe domethënie shumë të rëndësishme, me regji të Xhosli Rama dhe me distribucion nga Top Channel Films. Kinema Cineplexx në TEG u mbush me dashamirës dhe me persona mjaft të njohur të botës së medias në Shqipëri.

Dalvim Qyteza është një ndër aktorët më të vegjël të këtij filmi. Për më tepër është edhe eksperienca e tij e parë në një film. Si i është dukur atij pjesëmarrja në industrinë kinematogtafike?

Aty është dukur pak e vështirë për të bërë një film, por kur u mësova isha i përmirësuar dhe në fund isha shumë i emocionuar kur mora pjesë në këtë film.

Ai luajti rolin e Çeskut të vogël. A do ta vazhdojë ai rrugëtimin si aktor?

Unë e kam qejf aktrimin, por mendoj që ka gjëra edhe më të mira që mund të bëj në jetë.