Celebrities Gossip Showbiz

Dalton Gomez përfiton 1.25 milionë dollarë nga ndarja me këngëtaren Ariana Grande!

Ariana Grande dhe Dalton Gomez kanë finalizuar divorcin pas një martese 3-vjeçare. Këngëtarja dhe agjenti i pasurive të paluajtshme deklaruan 6 muaj më parë se do të divorcoheshin, pas një ceremonie intime martesore në maj 2021. Sipas Grande, arsyeja e divorcit ishte mospërputhje karakteri.

Ariana do t’i paguajë 1.25 milionë dollarë 28-vjeçarit dhe gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxheles. Veç kësaj, ajo do të paguajë 25.000 dollarë për shpenzimet e tij ligjore. Çifti nuk ka firmosur një kontratë paramartesore dhe nuk ka as fëmijë.

Më pas, Ariana nisi një lidhje me aktorin Ethan Slater në korrik 2023 që duket se vazhdon ende. Në albumin e saj të fundit, “Eternal Sunshine” të publikuar më 8 mars, Ariana flet për detaje rreth ndarjes ku duket se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar rregullisht. Vargjet e këngës thonë…

Unë kurrë nuk kam parë dikë të gënjejë si ti
Aq shumë, sa madje edhe ti fillon të mendosh se është e vërtetë
Pra, tani ne luajmë skenat tona të veçanta
Tani, tani ajo është në shtratin tim
Tani jam në kokën time, pyes veten se si do të përfundojë.

Rikujtojmë se së fundmi këngëtarja u ka kërkuar së fundmi fansave të saj që të mos dërgojnë mesazhe urrejtjeje për të dashurit e saj pas publikimit të albumit “Eternal Sunshine”. Ylli i popit shkoi në InstaStory për të adresuar mesazhet e pahijshme që njerëzit u kanë dërguar të afërmve të saj pas spekulimeve të fansave rreth teksteve të fshehta në këngët e këngëtares. Në përgjigje të thashethemeve, këngëtarja shtoi se një gjë e tillë është krejtësisht keqinterpretim i qëllimit pas muzikës.