Dalja e Bardhit nga shtëpia e BBV për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij është shoqëruar me polemika të shumta. Ndërkohë që familjarët e Bardhit pranuan se gjendja shëndetësore nuk ishte e mirë, nga ana tjetër u aludua se dalja e këngëtarit ishte një përpjekje e menaxherit ose familjarëve për të ndarë Bardhin nga Sara.
I ftuar sot në “Post BBV”, Bardhi ka sqaruar njëherë e mirë këtë situatë, duke thënë:
Gjendja e nënës ishte e keqe por jo aq e keqe sa u dramatizua. Ajo është shumë mirë, gëzon shëndet shumë të mirë. Ishte pak me tension edhe kishte frikën pse nuk jam unë afër saj. Jemi mësuar të jemi afër saj.
View this post on Instagram
Më tej ai ka shtuar se:
Ndërsa sa i përket aludimeve që kanë dashur të më ndajnë mua nga Sara nuk është e vërtetë pasi Sara ishte jashtë ndërsa unë isha brenda. Nëse do donin të më ndanin, do vazhdonin të më mbanin brenda dhe jo të më nxjerrnin jashtë.