Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Dalina Buzi në “Ndryshe”: “Luizi është bërë absolut, është shpallur fituesi! Kiara nuk e do…”

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Dalina Buzi për të komentuar dhe analizuar politikën, showbiz-in shqiptar, Dancing With The Stars, Big Brother Vip Albania e shumë të tjera. Pikërisht lidhur me BBV2, një format shumë të ndjekur, Dalina ka bërë një analizë të detajuar.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pikërisht lidhur me këto situata të krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Dalina nuk i ka kursyer komentet dhe analizat, teksa është shprehur edhe për protagonistët e debateve dhe konflikteve. Por kush është fituesi i BBV sipas Dalinës?! Ajo e ka një emër dhe ai është Luizi.

Me vota popullore, deri në këtë moment është Luizi fitues absolutisht. Luizi është bërë absolut, është shpallur fituesi. Për momentin njerëzit për atë votojnë.

Por e dashuron Kiara Luizin sipas Dalinës?

Jo fare. Është bricjap, ku i merren vesh ndjenjat bricjapit.

Ndërkohë, Dalina ka folur më tej edhe për vlerat e këtij spektakli, një formati si BBV.

Ky spektakël ka emancipuar. Ka qenë një spektakel emancipues. Ka pasur fitues shumë të mirë, janë hapur njerëzit për gjëra që nuk janë hapur më përpara. Këtu ka kaluar esktremi tani. Çdo gjë ka një fazë. Ne jemi vend shumë i vogël, nuk kemi kaq prodhimtari. Këtë radhë BBV është pak në krizë, jo në krizë shikueshmërie, por nga ana përmbajtësore.