Eftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Dalina Buzi për të komentuar dhe analizuar politikën, showbiz-in shqiptar, Dancing With The Stars, Big Brother Vip Albania e shumë të tjera. Pikërisht lidhur me BBV2, një format shumë të ndjekur, Dalina ka bërë një analizë të detajuar.
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Pikërisht lidhur me këto situata të krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Dalina nuk i ka kursyer komentet dhe analizat, teksa është shprehur edhe për protagonistët e debateve dhe konflikteve. Lidhur me sjelljen e Amosit, Dalina ka shprehur zhgënjim duke e komentuar me fjalët më të ashpra.
Amosi absolutisht nuk më pëlqen fare. Madje me atë skandalin, për gjithë atë skemën se si të torturonte Luizin. Ajo ishte e shëmtuar. Ajo ishte vërtet shumë e rëndë. Amosi të marrë një mësim që në fund të ditës ajo lloj shprehje është të shprehurish halabakësh. Në fillim kërkohet njerëzillëku, nuk kërkohet filozofi.