Një kasetë audio e këngëtarit të ndjerë, John Lennon që këndon këngë të pa publikuara gjatë qëndrimit të tij në Danimarkë në vitin 1970 del sot në ankand në Kopenhagen. Regjistrimi, i vlerësuar midis 32,000 dhe 50,000 euro, zgjat 33 minuta dhe i përket katër burrave që takuan Lennon-in si adoleshent, gjatë viteve 1969-1970 në bregun perëndimor të Danimarkës.
Shtëpia e ankandeve Brun Rasmussen tha se:
Regjistrimi është krejtësisht unik sepse është një bisedë. Ajo u regjistrua pas një konference për shtyp, kur nxënësit e shkollave të mesme, së bashku me disa gazetarë, biseduan me Lennon, i cili këndoi disa këngë për ta.
Kanë kaluar 40 vite që nga vrasja gjakftohtë e John Lennon që asokohe tronditi botën. Autori i krimit Mark Chapman u shpreh se kur kreu vrasjen e yllit të “The Beatles” ishte 25-vjeç dhe gjithçka e bëri për famë.
E dija që Lennon ishte shumë shumë shumë i famshëm dhe doja lavdi personale. Doja që emrin tim ta dëgjonin të gjithë.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se një letër e shkruar nga John Lennon, doli në ankand me një çmim fillestar prej 30.000 paundësh. “BBC News” raportoi se kjo letër ishte shkruar nga Lennon kur ai ishte vetëm 11-vjeç. Bëhet fjalë për një letër falenderimi dërguar hallës së tij, për ta falenderuar për dhuratat e Krishtlindjeve.
Së fundmi, rikujtojmë se Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka emetuar tri pulla me imazhin e John Lennon, një ikonë e paqes, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes dhe në javën kur po mbahet Asambleja e Përgjithshme e KB-së. Pullat, që paraqesin këngëtarin e Beatles pak para vdekjes së tij, i kushtohen 50-vjetorit të regjistrimit të parë të himnit të Lennon për paqen, “Imagine”.