Puntata e fundit e “Për’puthen”, pati debate të ashpra mes Antonelës dhe Blerimit të cilët nuk arritën dot as të bënin takimin e tyre 4 minutësh për të sqaruar keqkuptimin.
Nëse e keni humbur këtë episod ju kujtojmë se Antonela gjatë një diskutimi me konkurrentin tha se ai e kishte ofenduar dhe nga kjo gjë ishte prekur shumë. Antonela kërkoi të largohej studio me lejen e produksionit pasi tha se nuk ndihej mirë dhe kishte rrahje të forta zemre.
Bukuroshja nga Shkodra ka marrë kohën e saj por në prapaskenë është zbuluar e gjithë situata që për publikun ishte mjaft e paqartë. Ajo është larguar nga studio dhe është kyçur në tualet ku ka qarë me dënesë. Video e postuar nga fansat e këtij spektakli tregon se Antonela është mjaft e prekur pasi Blerimi e kishte quajtur k*rvë.
Në video gjithashtu shihen Jasmina dhe Atdheu të cilët po mundohen që të qetësojnë Antonelën.
https://www.instagram.com/p/CN3MIEMBjIg/