Gossip

Dalin pamjet, një tjetër konkurrent i “Për’puthen” nën pranga?!

Një video e publikuar ditën e sotme nga “Vipat e Bllokut” në Instagram po qarkullon me shpejtësi në rrjet. Në pamjet e publikuara shihet një prej konkurrentëve të “Për’puthen”, në momentin kur shoqërohet nga forcat e policisë për t’u arrestuar.

Bëhet fjalë për Princin i cili është vënë nën pranga në orët e vona të mbrëmjes por ende nuk dihet arsyeja konkrete e kësaj ngjarjeje. Momentalisht, aludohet se shkak për arrestimin e tij është bërë një konflik mes konkurrentit tjetër, Andit i cili është larguar nga programi së bashku me Jasminën për të vazhduar njohjen larg ekranit.

Kjo edhe mund të jetë ‘molla e sherrit’ mes tyre pasi pak kohë më parë Princi dhe Jasmina patën disa takime romantike së bashku. Më pas ata u shkëputën për shkak se Jasmina zgjodhi Andin por thumbimet mes kësaj tresheje kanë vazhduar gjatë gjithë kohës.

Këto mbeten vetëm si aludime pasi nuk është e qartë arsyeja e arrestimit të Princit.