Dalin pamjet, brenda dasmës luksoze të ish-Miss Universe!

Olivia Culpo dhe Christian McCaffrey kanë kurorëzuar dashurinë në martesë. Ata u shpallën zyrtarisht burrë e grua në një ceremoni private dhe luksoze në “Watch Hill”, ishulli Rhode

Mediat e huaja shkruajnë se momentin e veçantë të çiftit e dëshmuan miq të afërm dhe familjarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Ndërkohë nga fotot e postuara në rrjetet sociale vihet re se ish-Miss Universi, 32 vjeçe, zgjodhi një fustan të gjatë, të bardhë dhe elegant. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, një look tradicional me kostum të zi.

Kujtojmë se ylli i NFL-së i propozoi Culpo-s në prill të vitit të kaluar, pas gati 4 vitesh lidhjeje dhe përgjithësisht, e kanë mbajtur marrëdhënien private.