Dalin në shitje kitarat e Eric Clapton dhe Kurt Cobain!

Dy kitara ikonike, me të cilat kanë luajtur për dekada Eric Clapton dhe Kurt Cobain i Nirvanas, mund të shiten secila nga 1 deri në 2 milionë dollarë, kur të dalin në ankand në muajin nëntor. “The fool” quhet kitarja e Eric Clapton, një kitarë e lyer, e pikturuar, e famshme për tingujt e saj unikë. Kitarën Clapton ia bëri dhuratë George Harrison nga “The Beattles”, pasi këngëtarit i kishin vjedhur kitarën e tij. Nga ajo ditë, Eric dhe kitara u bënë të pandarë për 50 vite.

Me hite të tilla si “Bell Bottom Blues,” “Cocaine” and “Layla,” Clapton fitoi 18 çmime Grammy dhe u përfshi në murin e famës për muzikën rock and roll në vitin 2000. Ndërkohë një tjetër kitarë, e vlerësuar se do të shitet pa diskutim mes 1 dhe 2 milionë dollarëve është ajo e Kurt Cobain, e quajtur “SkyStang I”, me të cilën ai luajti në performancën e fundit publike të Nirvanas në turin e koncerteve “In Utero”.

E ka cilësuar këtë kitarë, që nuk e përdorte gjithmonë por vetëm në raste të veçanta, si kalin e tij të punës. Një pjesë e parave kur kitara të shitet, do të shkojë për bamirësi. Rekordi botëror për shitjen e një kitare është vendosur në qershor të vitit 2020, përsëri me një kitarë të Kurt Cobain, atë Martin D-18E të vitit 1959, me të cilën interpretoi në MTV 1993, e cila u shit për 6 milionë dollarë.