Sport

Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Çeki, çmimet nga 1500 në 25000 lekë

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania” dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet .

Çmimet variojnë nga 1500 deri në 25000 lekë të reja. Për herë të parë një pjesë e tribunës ballore kushton 10 mijë lekë.

Çmimet për pjesën më të madhe të tribunave nuk janë ekonomike duke vazhduar trendin e vendosur prej dy vitesh nga FSHF-ja.