Gossip Showbiz

Dalin në pah sekretet e errëta të Diego Maradona-s, rrëfehet e dashura e superyllit të futbollit!

E dashura e Diego Maradona-s, Mavys Alvarez, ka rrëfyer një histori të trishtë me superyllin e futbollit që ka ndodhur kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe. Mavys ka thyer heshtjen dhe tregoi se si ishte marrëdhënia e saj me Diego kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe argjentinasi rreth 40 vjeç. Ajo ka folur tani duke treguar momentin kur ai i dha asaj kokainë e po ashtu edhe për vështirësitë e saj për të dalë nga varësia që krijoi. Tashmë 37 vjeçe, Mavys u shpreh:

Unë u përpoqa, por nuk munda të dilja. Ishte një spirale. Kur hoqa dorë nga droga, kalova tek alkooli. Është e vështirë të flasësh për këtë para kamerës, vërtet. Diego më mësoi drogën, isha akoma 16 vjeçe, nuk kisha mbushur 17.

Maradona udhëtoi për në Kubë për t’u detoksifikuar nga varësitë e tij nga droga dhe ishte në një qendër rehabilitimi, në La Pradera. Atje Mavys kaloi gati tre vjet me futbollistin. Si pasojë, ajo pranoi se në atë kohë u bë pre e varësive, nga të cilat ishte e vështirë për të që të dilte, duke e konsideruar si gabimi më i madh i jetës së saj.

Ishte shumë e vështirë të kontrolloja varësinë time, përmes shumë halucinacioneve, erdhi një pikë ku unë kalova disa orë në spital sepse u dehidratova dhe as nuk mund të ngrihesha nga shtrati për të shkuar në tualet.

Alvarez më tej ka rrëfyer edhe ndërhyrjen që Diego i kërkoi asaj që të bënte për të zmadhuar gjoksin. Ajo rrëfeu se nëna e saj nuk e dinte për këtë situatë dhe se autorizimi për operacionin, duke qenë se ajo ishte ende minorene, ishte dhënë nga vetë Maradona.

I thashë jo sepse kisha frikë se do të shkonte keq ose do të kisha një infeksion ose diçka dhe më pas ai vendosi që ta bëja me patjetër.