Celebrities Gossip Showbiz

Dalin në ankand tekstet e shkruara me dorë nga Amy Winehouse!

Fletët me tekstet e këngëve të shkruara me dorë nga Amy Winehouse do të shiten në ankand së bashku me një bluzë të veshur nga këngëtarja. Koleksioni i artikujve është pjesë e ankandit inaugurues të kulturës popullore të Sotheby’s, i cili do të shfaqë gjithashtu sende personale nga këngëtarë, përfshirë Marianne Faithfull.

Artikujt, të cilët janë ofruar për shitje nga miku i Winehouse, Tyler James, përfshijnë tekstet e shkruara me dorë përfshijnë Cherry, një këngë e fshehur nga albumi i saj debutues Frank dhe tekste të këngëve të papublikuara Like Smoke dhe Knights Before. “Ndarja e këtyre artikujve me fansat e Amy është fillimi i një udhëtimi të ri për mua dhe një kapitull i ri i jetës sime në dëshirën për të ndihmuar të tjerët dhe për të dhuruar diçka. Unë e di se Amy do ta mbështeste këtë nismë me gjithë zemër”-tha Tyler në një deklaratë.

Rikujtojmë, se filmi biografik i Amy Winehouse “Back To Black” është cilësuar nga kritikët e filmit si një “pjesë e dobët e krijimit të filmit” dhe një “imitim i dobët i yllit”. Filmi i drejtuar nga Sam Taylor-Johnson tregon historinë e jetës së këngëtares së ndjerë, e portretizuar nga Marisa Abela, e cila vdiq në vitin 2011 në moshën 27-vjeçare.

Filmi pati premierën e tij në Londër dhe komentet e para vlerësuan si regjisorin ashtu edhe kastin e filmit. Duke i dhënë filmit vetëm një yll, Evening Standard e përshkroi “Back To Black” si një ‘pjesë e varfër dhe e dobët e krijimit të filmit’.

Ky është një film që nuk paraqet një pamje të bukur apo të drejtë të saj si një njeri, as nuk kupton se sa artiste e veçantë ishte ajo.