Design Gossip Showbiz

Dalin në ankand kostumet e serialit “The Crown”!

Kostumet dhe rekuizitat e përdorura në “The Crown”, bazuar në jetën e Mbretëreshës britanike Elizabeth II, do të shfaqen në publik në Londër këtë javë përpara një ankandi të planifikuar për në shkurt. Ndër artikujt e ekspozuar janë kostumet e veshur nga personazhet kryesore, duke përfshirë Elizabeth Debicki, e cila luante Princeshën Diana, si dhe Claire Foy dhe Imelda Stanton, që luanin Mbretëreshën Elizabeth në mosha të ndryshme.

Fustani i zi pa shpatulla i veshur nga Debicki në sezonin e pestë, i frymëzuar nga i ashtuquajturi “Veshja Hakmarrëse” e princeshës së ndjerë të Uellsit, kushton 8000-12000£. Kopja e fustanit të kurorëzimit të sezonit të parë të Claire Foy dhe rrobat mbretërore vlerësohen nga 20,000 deri në 30,000£.

Ndërsa, kopjet e karrocës Golden State, karriges së kurorëzimit, fasadës së Pallatit Buckingham dhe 10 Downing Street do të jenë gjithashtu në shitje. Të ardhurat nga shitjet do t’i dhurohen Shkollës Kombëtare të Filmit dhe Televizionit për të krijuar programe bursash në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.