Sport

Daku dhe Laçi në rritje te Kombëtarja, 3 legjionarëve të tjerë u bie vlera e kartonit

Kombëtarja është rikthyer në skenë, teksa këtë tetor do të luajë sërish për Ligën e Kombeve. Do të jenë ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, që marrin jetë më 11 dhe 14 tetor. Në lojtarët e grumbulluar nga Silvinjo, 5 prej tyre vijnë me ndryshime.

2 futbollistëve iu është rritur vlera në “Transfermarkt”, që vlerëson lojtarët. Bëhet fjalë për Mirlind Dakun, që ka rritje të ndjeshme nga 3 në 6 milionë euro, si dhe Qazim Laçi nga 2.5 në 3.5 milionë euro.

Ulje kanë pësuar 3 legjionarë të tjerë. Ernest Muçi nga 13 milionë euro, tashmë vlerësohet 12 milionë. Portieri Strakosha vlerësohet 2.5 milionë, teksa më parë ishte në vlerën e 3 milionë eurove. Ulje të vogël ka pësuar Arlind Ajeti, që nga 1 milionë euro tashmë është 900 mijë euro. Ajeti, Daku dhe Muçi rikthehen te Kombëtarja. Të tre mungonin në sfidat e shtatorit.