Celebrities Gossip Showbiz

Dakota Johnson flet për fëmijët e Chris Martin: “Jam e varur prej tyre…”!

Duket se lidhja mes Dakota Johnson dhe Chris Martin po ecën shumë mirë dhe aktorja kalon shumë mirë edhe me fëmijët e muzikantit. Detajet e jetës së saj si njerkë na i ka zbuluar vetë aktorja, gjatë një interviste për ‘Bustle’.

I dua këta fëmijë sikur jeta ime të varej prej tyre, me gjithë zemër.

Aktorja ka krijuar shoqëri edhe me Gwyneth Paltrow, ish-in e Martinit dhe nënën e dy djemve.”Ne jemi mikesha shumë të mirë, unë e dua shumë atë,”-tha Gwyneth nëntorin e kaluar. “Ajo është një person i bukur dhe i mrekullueshëm”. Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin kanë arritur të gjejnë një ekuilibër të përsosur në rolin e tyre si prindër.

Rikujtojmë se Johnson ka zbuluar se merr letra fansash nga burra në burg dhe mes tyre dhe gjëra shumë të çuditshme. Në një intervistë në “The Graham Norton Show”, aktorja 34-vjeçare e “Fifty Shades Of Grey” duke folur për serialin tha me humor:

Unë marr vetëm letra nga burrat në burg dhe gjëra shumë të çuditshme në postë.

Zbulimi i saj vjen pasi Jamie Dornan rrëfeu se kishte marrë letra duke pretenduar se ai kishte një fëmijë me Johnson. Së fundmi Dakota dha një intervistë për Wall Street Journal, gjatë së cilës zbuloi se nëse fle më pak se 10 orë në natë, nuk mund të funksionojë siç duhet. Ajo deklaroi se ndonjëherë mund të flejë deri në 14 orë.