Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, çifti ka qenë shumë në vëmendjen e publikut e ditën e djeshme në ditëlindjen e saj, Kreshniku i ka propozuar për martesë, ku ajo ka thënë “PO“.
Dasma e tyre ka kohë që përflitet në media duke aluaduar shumë rreth organizimit të saj. Dafina ka treguar se do të ketë një dasmë, e cila do të jetë në fund të vitit. Ama së fundmi këngëtarja ka zbuluar se përgatitjet kanë nisur duke treguar edhe ftesat e dasmës së tyre.
Propozimi për martesë është shoqëruar nga një numër i madh komentesh dhe urimesh nga fansat, miqtë dhe kolegët e tyre, që janë shprehur të lumtur për çiftin dhe i kanë dërguar dëshira të mira për jetën e tyre të ardhshme bashkë.