Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bërë me dije se albumi i saj i fundit, “The Absolute Vol. II”, do të publikohet më 12 dhjetor. Ky projekt muzikor i përbërë nga 12 këngë pritet të tërheqë vëmendjen e fansave dhe të audiencës së gjerë, duke përfshirë disa bashkëpunime të veçanta.
Ndër këngët e albumit që janë përfshirë janë; “A të kam mungu”, “Jom ka du me të pa” me Ylli Limanin, “Tranquilo”, “Habiti”, “Qaj qaj” me 2 Ton, “Dumla Dumla” me Dystinct, “Menushëm”, “Prit” me Mossin, “Yolo” me Ricky Rich, “Aman” me Lumi B, “Ta dish” dhe “Natën” me Shpat Dedën.
Albumi i parë “The Absolute Vol. I” u publikua më 25 janar 2024 dhe përfshinte gjithashtu 12 këngë, me bashkëpunime të njohura me artistë të tillë si Mozzik, Afrim Muçiqi, MC Kresha, Elinel dhe Vig Poppa. Këngët e këtij albumi kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke grumbulluar miliona klikime në YouTube. Me siguri, ky projekt do të jetë një moment i rëndësishëm për Dafinën, fansat e saj, por dhe tregun muzikor shqiptar.
View this post on Instagram