Dafina Zeqiri ka ndarë një moment të veçantë në Instagram, duke postuar një foto me partnerin Kreshnik Gjergji, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, e ulur në gjunjë duke i vendosur unazën. Ajo ka shkruar në mbishkrim:
Të dua sot, nesër, javën tjetër dhe për gjithë jetën time!
– duke e taguar partnerin e saj.
Ky postim ka emocionuar ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer me urime dhe fjalë dashurie për çiftin. Dafina dhe Kreshniku janë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre, dhe ky moment shënon një hap të rëndësishëm në jetën e tyre së bashku.
Është bërë e ditur tashmë se ata do të organizojnë dasmën e tyre të shumëpritur këtë fundjavë, e cila pritet të jetë madhështore dhe me shumë të ftuar.