Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku mbeti e vdekur një grua, pasi u vra nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ndodhur sot rreth orës 08:00, ku Gjyljeta Ukella u vra me armë zjarri nga Edmond Lajçi, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar krimin, ndërsa ende nuk dihet motivi i ngjarjes dhe nëse ishin të pranishëm fëmijët. Sipas të dhënave, ai ka pasur të kaluar kriminale, pasi Prokuroria e Pejës i ka ngritur aktakuzë për dhunë në familje, gjatë vitit 2021.
Për këtë këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka reaguar në rrjete sociale, ku ka kërkuar që të shpallet një ditë zie për gratë e vrara dhe ka vendosur një sfond të zi në foton e saj të profilit.
View this post on Instagram
Shoqëria civile me protestë kërkon shpalljen e gjendjes emergjente.
Edhe një herë i bëjmë thirrje shtetit të shpallë gjendje emergjente…- tha aktivistja Liridona Sijarina.
Kjo protestë u mbajt para objektit ku ka vazhduar punimet Forumi për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, i cili nisi me një minutë heshtje për vrasjen e Gjyljeta Ukellës e u kërkua konsolidim i institucioneve për t’i mbrojtur gratë.
Ajo që duhet të ndodhë është vërtetë konsolidimi i mekanizmave tonë të sigurisë e gjyqësisë që rastet e tilla të mos ndodhin…- u shpreh Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.