Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.
Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre. Së fundmi Dafina ka postuar një video ku shfaqet në një restorant me Kreshnikun, ku me një gotë verë në dorë i dhurojnë një puthje në buzë njëri-tjetrit.
View this post on Instagram
Ditën e djeshme Dafina ka postuar disa foto në Instagramin e saj dhe ndër to janë edhe foto me këngëtarin Yll Limani. Pas dy bashkëpunimeve muzikore mes tyre, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme, ndjekësit mendojnë se me këtë postim dy artistët sapo paralajmëruan bashkëpunimin e tyre të tretë.