Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.
Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë. E postimet mes dyshes nuk mungojnë duke na treguar vazhdimisht se së bashku kanë një kimi perfekte.
E duket se gjërat mes tyre janë bërë edhe familjare pasi ka qenë vetë Dafi e cila ka ndarë me ne pak më parë një Instastory ku teksa na tregon se është e ftuar në një dasmë së bashku me partnerin e saj dhe të motrën na ka treguar një video shumë të bukur të tyre. Geek dhe motra e artistes shfaqen duke kërcyer së bashku dhe kjo na tregon shumë për marrëdhënien mes tyre. Madje, Dafina e ka cilësuar Geek si burrin e saj.
Motra ime dhe burri
Nuk është çudi nëse çifti do të na surprizojë me ndonjë hap më të madh në lidhjen e tyre. Dyshimet lidhur me këtë na i ka shtuar dhe një postim i artistes në Instastory ku teksa ka marrë pjesë në një dasmë, në momentin ku vajzat mblidhen për të kapur lulet e nuses ka qenë pikërisht këngëtarja ajo që i ka kapur. ‘E radhës’, ka qenë mbishkrimi në videon që e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Epo, urojmë që të kemi një dasmë në horizont së shpejti!