Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.
Jo vetëm për muzikën e saj, por dhe në daljet e saj si publike ashtu edhe në rrjete sociale ‘look-et’ e saj janë tepër të veçanta dhe ‘bërtasin’ emrin Dafinë. Së fundmi teksa ka shpërndarë disa foto nga fotosesioni i saj më i ri, këngëtarja na ka lënë me të vërtetë me ‘gojë hapur’. Teksa shfaqet e veshur me të zeza duke mbajtur një mace në krahë, bukuroshja na tregoi dhe njëherë se di të befasojë shumë mirë.
Në muajin janar u publikua një nga bashkëpunimet mes dy artistëve të njohur, Dafina Zeqiri dhe Majk me titull “Më fal”. Ky bashkëpunim rezultoi që të ishte një sukses i madh sepse menjëherë pas publikimit dhe deri tani numëron afërsisht 9 milion klikime në kanalin YouTube. Një melodi e bukur një muzikë dhe një tekst i pritur shumë mirë nga dëgjuesit por ndoshta ka dhe diçka që nuk shkon.
Shpesh herë na ka ndodhur që gjatë kohës që ne dëgjojmë një këngë të na vijë në mendje një këngë tjetër me po të njëjtën melodi apo me të njëjtin refren. Këngët shqiptare në përgjithësi janë vënë shpeh herë përballë këtij fakti. Kështu ka ndodhur edhe me bashkëpunimin e Dafinës dhe Majk. Refreni i këngës së tyre është pothuajse i ngjashëm me melodinë dhe refrenin e një kënge të huaj nga dy artistë të njohur serb.