Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.
E postimet mes dyshes nuk mungojnë duke na treguar vazhdimisht se së bashku kanë një kimi perfekte. E jo vetëm ato romantike me dedikime plot dashuri për njëri-tjetrin, por herë pas here dhe disa shumë ‘funny’. Si ka qenë Instastory më i fundit i këngëtares, ku duket se na ka zbuluar një ‘shqetësim’ të vogël nga ana e Dj Geek që mesa duket e ndërpret Dafin sa herë flet.
Kur dikush të ndërpret vazhdimisht gjatë një bisede. Të dua
Vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet ‘Malli’ dhe është pëlqyer shumë nga publiku, Dafina lançoi një tjetër projekt që ishte bërë mjaft virale në TikTok dhe para publikimit, ‘Dhimbje dhimbje’. E teksa është një këngë që ka bërë mjaft bujë, padyshim që edhe klikimet në YouTube janë të shumta. Kjo gjë ka bërë ndjekësit e artistes të dyshojnë që i ka blerë, një debat ky që nuk duket të ketë ndonjëherë një përfundim, një prej tyre i ka komentuar dhe bukuroshja nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje.