Dafina Zeqiri vërtet që nuk po di të ndalet këtë periudhë me projekte të reja muzikore. Artistja sapo ka publikuar një tjetër këngë që mban titullin “A të ka mungu”. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Dafina solli bashkëpunimin e tretë me Yll Limanin, “Jom ka du me t’pa”, që sigurusht që u përqafua menjëherë nga publiku.
Megjithatë, edhe “A të ka mungu”, projekti më i fundit i saj, i ka të gjitha elementët që duhen për të qenë një hit. Dafina edhe këtë herë ka ardhur me një klip mjaft interesant. Veçanërisht në një skenë, ajo shfaqet duke ‘fluturuar’ në ajër. Kjo na tërhoqi menjëherë vëmendjen tonë dhe të publikut.
Një element ky shumë i bukur që e bën klipin edhe më tërheqës. Megjithatë, duket se këngëtarja është frymëzuar nga një tjetër artist mjaft i famshëm për këtë detaj. Nëse kujtojmë videoklipin e “Sign of the times” nga Harry Styles, edhe ky i fundit shihet teksa fluturon në ajër. Po ashtu, edhe vendndodhja duket thuajse e njejtë. Një rastësi vallë apo vërtet Dafina të jetë frymmëzuar nga Harry Styles dhe klipi i tij. Ju duket edhe juve se kanë ngjashmëri? Gjykojeni vetë në videon më poshtë!
View this post on Instagram