Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani bëjnë paralajmërimin për nesër!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, çifti ka qenë shumë në vëmendjen e publikut e ditën e djeshme në ditëlindjen e saj, Kreshniku i ka propozuar për martesë, ku ajo ka thënë “PO“.

Dyshja e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani, janë bërë përsëri bashkë për një duet të radhës. Dyshimet janë ngritur para pak kohësh teksa të dy artistët publikuan në llogaritë personale të Instagramit, dy foto të ndryshme me mbishkrimin “Jom ka du me t’pa”. Ditën e sotme, Dafina dhe Ylli kanë postuar në Instagram-in e saj një foto nga klipi i këngës, ku kanë treguar se do të publikohet nesër në orën 18:00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Dasma e Dafinës dhe Kreshnikut ka kohë që përflitet  në media duke aluaduar shumë rreth organizimit të saj. Dafina ka treguar se do të ketë një dasmë, e cila do të jetë në fund të vitit. Ama së fundmi këngëtarja ka zbuluar se përgatitjet kanë nisur duke treguar edhe ftesat e dasmës së tyre.