Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale.
Fifi tashmë është duke përjetuar një lidhje shumë romantike dhe të bukur me partnerin e saj Adis Patushi. Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale.
Ashtu si ka bërë dhe së fundmi ku teksa bukuroshja ka ndarë me ne një video në TikTok ku duket se ndodhet në palestër duke u ushtruar dhe aty shfaqet dhe Adisi, i cili e inkurajon në mënyrën më të bukur. Ky i fundit duket teksa e godet në të pasme partneren e tij për t’i dhënë motivimin e duhur.
@fifi.fr This is how my boyfriend gives me courage 😎😂❤️ #couple #fyp #foryou @Adis Patushi !!!
Shpesh Adisi është parë në çdo dalje publike pranë artistes, e po ashtu tashmë edhe si një udhëheqës i karrierës së 28-vjeçares. Duke qenë se janë fotografuar në momente të ndryshme bashkë, shpesh është aluduar nga fansat se Fifi është në pritje të ëmbël. Megjithatë, së fundmi artistja i ka dhënë fund këtyre fjalëve.
Këngëtarja e njohur Fifi, po vazhdon përgatitjet për projektin e ri muzikor. Ajo disa ditë më parë ka nisur xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa nuk zbuloi më shumë rreth asaj se çfarë po sjell. Në një postim të radhës të bërë në InstaStory, bukuroshja më në fund ka treguar se po vjen në një bashkëpunim me artistin Gent Fatali. E pyetur nga një ndjekës se ‘kur po vjen me një këngë të re’, ajo shtoi javën tjetër duke bërë tagg Gent Fatalin.