Andi dhe Jasmina janë një dyshe mjaft e përfolur në “Për’puthen”. Që prej fillimit, Jasmina e ka shprehur pëlqimin e saj për Andin dhe këtë e tregoi edhe përmes puthjes që i dhuroi atij disa muaj më parë në “Për’puthen Prime” dhe xhelozive të vazhdueshme që ajo shfaqte në takimet mes tij dhe vajzave. Pas shumë zënkave mes tyre, të cilat përfundonin në lot dhe në largim mes takimeve, Andi ishte i pari që u deklarua për Jasminën, por kjo e fundit ndiente ende pasiguri ndaj tij për ta marrë këtë vendim, deri në javën që lamë pas ku dhe ajo u deklarua vetëm për të.
Edhe pse tanimë të deklaruar vetëm për njëri-tjetrin duket të ketë përçarje midis tyre, dhe shkak për këtë është bërë xhelozia e Jasminës, për të cilën Andi thotë se është lodhur nga mungesa e besimit dhe kërkoi të tërhiqte deklaratën që kishtë bërë për të krejt papritur. Ajo që habiti ishte Jasmina e cila u shpreh se ishte në dijeni të kësaj dhe se nuk do që ta humbasë atë:
E dija që sot do të ndodhte kjo dhe që Andi do të tërhiqte deklaratën. Ne duhet të gjejmë një pikë të mesme me njëri-tjetrin dhe nuk dua ta humbas, ndaj dhe i thashë që këto ndjenja që i ke t’i marrësh mbrapsht. Andi mendon se sa herë që unë mërzitem, do marr se s’bën një njeri në telefon. Po ziheshim për gjërat e përsëritura. Nëse ai nuk më respekton mua si femër, unë nuk ia toleroj. Postimet e fotove,të projektit me një vajzë tjetër. A ke foto të tjera më normale i thashë…
Që pas deklaratës që ata dhanë për njëri-tjetrin mendohej se gjërat po shkonin mirë, por duket se marrëdhënia e tyre ka pësuar një plasaritje të madhe. Na mbetet vetëm të ndjekim puntatat në vijim për të parë se çfarë do të ndodhë mes dyshes.