Celebrities Gossip Showbiz

Çudirat nuk kanë fund! Zbuloni veprimin e reperit që i shokoi të gjithë!

Epo mund të duket e çuditshme por ja që ka ndodhur! Reperi i njohur Dan Sur ka bërë implantin më të çuditshëm që mund të ekzistojë ndonjëherë. Nëpërjmet një video që qarkullon në internet ai duket se ka zëvëndësuar flokët e tij me zinxhirë të shumtë të artë me një vlerë marramendëse. Ai pretendon gjithashtu se është reperi i parë në historinë  e njerëzimit që ka mbjellë flokë të artë.

Artisti 23-vjeçar ka bërë disa postime në rrjetet e tij sociale si Instagram ashtu dhe TikTok, duke treguar flokët e tij që ishin të zëvëndësuar me zinxhirë të artë të pafundëm. Pas këtij veprimi ai menjëherë u vu në qendër të vëmendjes nga të gjithë.

Reperi, i cili është me origjinë nga Meksika, më parë i mbante flokët e zeza, të gjata dhe të stiluara por më pas i shëndërroi dhe i zëvëndësoi flokët e tij natyralë me zinxhirë prej ari. Në një nga videot e tij, Sur vuri në dukje se ishte i interesuar dhe se donte të bënte diçka më ndryshe nga të tjerët të cilët vetëm i lyejnë flokët. Ai gjithashtu u shpreh se shpresonte që jo të gjithë të fillonin dhe ta kopjonin këtë model.

Artisti më pas shpjegoi se si i kishte lidhur zinxhirët në kokë, duke vënë në dukje se nuk kurseu asnjë shpenzim në këtë proces.

Unë e kam atë si një grep që është ngulitur në kokën time dhe ai grep dhe të gjithë janë të lidhur në kafkën time, nën lëkurën time. Këto janë flokët e mi. Flokë të artë. Reperi i parë që ka mbjellë flokë të artë në historinë njerëzore.

23-vjeçari gjithashtu tregoi se mbante në qafë një gjerdan të bërë në formën e disa shufrave prej ari. Rikujtojmë gjithashtu se këngëtari ka postuar para pak ditësh këngën e tij më të re me titull “Oro”.