Sigurisht që na ka ndodhur të dëgjojmë për shitjen me vlera marramendëse të facoletës së futbollistit Messi pasi njoftoi largimin e tij nga Barcelona po ashtu edhe qeses me ajër nga koncerti i këngëtares Billie Eilish.
Por së fundmi një fans i Taylor Swift ka nxjerrë në shitje lentet e tij të kontaktit për 10 mijë Dollarë. Lente kontakti që “kanë parë turneun ‘Era’ të Taylor Swift”. Sipas tij, lentet ‘kanë parë’ artisten duke performuar hitet e saj “Anti-Hero”, “Style” apo “Shake It Off” dhe janë listuar si “të përdorura”, por në “gjendje të shkëlqyer”.
Fotot tregojnë lentet që ndodhen në pëllëmbën e dorës që blerësit e mundshëm të mund t’i shohin paraprakisht. Përdoruesit e Twitter si dhe admiruesit e Swift kanë reaguar duke e quajtur si diçka argëtuese, ndërsa nuk kanë munguar etiketimet si “çmenduri”, “budallallëk” dhe “e turpshme”.