Celebrities Gossip Showbiz

Çudirat e Hollywood-it nuk kanë fund, Emily Ratajkowski tregon se çfarë i kanë kërkuar të bëjë për të qenë aktore!

Aktorja dhe modelja e njohur amerikane Emily Ratajkowski, ka treguar së fundmi se i është sugjeruar “që të bëhet e shëmtuar” nëse dëshiron të ketë sukses si aktore në “Hollywood”. Ajo u shpreh në një intervistë me ‘BBC’ se:

Njerëz në këtë industri më kanë thënë se duhet të shëmtohem. Duhet të tregosh se je më shumë se një objekt seksual. Më kanë thënë që nëse dua të më marrin seriozisht për ndonjë rol, duhet të shëmtohem.

Ratajkowski komentoi edhe incidentin gjatë xhirimit të videoklipit të një këngë të Robin Thicke, ku sipas saj këngëtari i ka prekur gjoksin pa miratimin e saj. Ajo tha se incidentin e panë edhe modelet e tjera që ishin të pranishme, por asnjëra nuk foli.

Rikujtojmë, se Ratajkowski, ka treguar së fundmi se si është ndjerë kur mësoi për gjininë e fëmijës së saj. Në një intervistë të re me prezantuesen Ellen DeGeneres, supermodelja kujtoi se si u ndje kur mësoi se do të lindte një djalë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard. Ajo u shpreh se:

Fillimisht doja një vajzë, por kur mora vesh se kisha një djalë, u lehtësova shumë. Unë dua më shumë fëmijë dhe mund të jetë diçka me të cilën mund të merrem më vonë. Mendoj që kur të rritej do të ishte e vetëdijshme për veprimet e saj para pubertetit.  

Gjithashtu, Emily shumë shpejt pritet të publikojë një libër autobiografik të titulluar “My Body”. Në vitin 2013, ajo ka qenë pjesë e video klipit të këngës “Blurred Lines”, ku në libër pritet të tregojë me detaje se si këngëtari Robin Thicke i ka prekur gjoksin pa pëlqimin e saj. Ajo gjithashtu ka zbuluar se Robin atë ditë është shfaqur i dehur në xhirime. Libri i ardhshëm përbëhet nga ese që kujtojnë momentet e jetës së saj ndërsa eksploron komoditetin e trupave të grave dhe seksualitetin e tyre. Pasazhi shfaqet në një kapitull më të gjerë të librit të quajtur “Blurred Lines”.