Celebrities Lancio Magazine Music Showbiz

“Crush artistik”/Lorè flet se përse zgjodhi Killua-n!

Lancio është një tjetër emision që ka nisur të transmetohet që në fillimet e Top Albania Radio. Qëllimi i këtij show radiofonik është promovimi i muzikës ndërkombëtare dhe asaj shqiptare. Njëkohësisht në thelb të këtij emisioni qëndron edhe pasurimi artistiko-kulturor i dëgjuesve. Informacionet mbi karrierën apo zhvillimet e aktiviteteve ndërkombëtare të artistëve janë ta pamunguara. Lancio është rrjeta e informacioneve të fundit të muzikës më të mirë të momentit.

E ftuar në këtë episod me Erma Mici ka qenë artistja Lorè, emri i vërtetë i të cilës është Lorela Karoshi, është një tjetër talenti i ri që i është shtuar tregut muzikor shqiptar, duke rrëmbyer zemrat e të gjithëve me zerin e saj melodioz. Kontakti i parë me skenën ka qëne në “talent-show” “The Voice of Albania” ku Lorè mundi të arrinte deri tek netet “live” me Elton Deda si mentor.

Momentalisht në “The Top List” ajo numëron dy këngë. Njëra është “Malli më ka marrë” dhe e dyta në bashkëpunim me LetsKillua “Si Ti”. Përsa i përket kësaj të fundit, mund të themi se bashkëpunimet e saj me artistë të tjerë janë shumë të pakëta dhe e pyetur se si erdhi krijimi i këtij projektu, ajo u përgjigj:

 Mua më kanë pyetur edhe herë të tjera që me kë artist do doje të bashkëpunoje, unë gjithmonë e kam thënë si emër. Edhe duket sikur e kam manifestuar. Kam pasur gjithmonë një ‘crush’ artistik në distancë me Killua-n. Më ka pëlqyer gjithmonë muzika e tij dhe tekstet. Jam shumë e apasionuar pas gjërave që shkruan. Duke e thënë e duke e thënë, do t’i që u bë realitet.

Si u bë e mundur që ata bashkë të bënin një bashkëpunim, duke qenë se kanë pak stile të ndryshme muzikore nga njëri-tjetri?

Ne punojmë në një studio së fundmi. Në të njëjtën shtëpi nën një çati. Ishte shumë e vështirë të them të drejtën, sepse është bashkëpunim pak kokfortë. Ka ardhur ai e ka bërë ca hapa drejt kësaj gjësë sime, por nuk është zhanri i tij. Ishte eksperiment për të dy, se edhe unë të futesha në latine nga ato gjërat super alternative që sillja, kjo ishte hapi i parë i të dyve drejt një gjëje komerciale. Kështu që thamë e provojmë. Kemi provuar disa materiale të them të drejtën dhe në atë moment ekzakt të verës kjo rrinte shumë mirë. Ishte edhe për ne surprizë. Do ti që kimia ishte. Kështu që nuk do ta lë me kaq. Do t’ja kthej qokën Killua-s.