Cruise, njësia robotike e General Motors planifikon të hyjë në një “numër të madh tregjesh” dhe të përshkallëzojë operacionet deri në “mijëra automjete” deri në vitin 2023, tha shefi operativ Gil West për Reuters. Cruise ka njoftuar planet për të filluar ofrimin e udhëtimeve në Austin dhe Phoenix, duke i shtuar ato qytete në bazën e tij aktuale në San Francisko.
West tha se kompania planifikon të zgjerohet në më shumë qytete në vitin 2023. “Ka gjasa të na shihni të zgjerojmë numrin e tregjeve në një numër të madh vitin e ardhshëm”, tha ai. Nxjerra në treg e planifikuar e Origin, i projektuar si një automjet i automatizuar i ndërtuar me qëllim, “është një hapje e madhe” për Cruise për shkak të kostos së tij më të ulët, tha West.
Ndërkaq, progresi i pandalshëm i tregut të makinave elektrike mund të shihet qartë në Udhëzimin e Rishikuar 2022 të lëshuar nga General Motors për investitorët e saj. Kompania pret që grupi i saj i makinave elektrike me rritje të shpejtë do ta bëjë atë një investim fitimprurës në vitin 2025, me një kapacitet të planifikuar prej 1 milion makina elektrike që do të prodhohen çdo vit.
GM pretendon se është në një pozicion unik për të përfituar nga investimet e saj në departamentet për studim, zhvillim, dizajn dhe inxhinieri. Rikujtojmë, se “General Motors”, planifikon t’i bëjë të gjitha automjetet pa karbon deri në vitin 2040 dhe të shesë vetëm ato me emetime zero të dioksidit të karbonit deri në vitin 2035. Dy vite më parë, “GM” shiti 2.55 milion automjete në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat vetëm 20,000 ishin elektrike.