Pandemia e koronavirusit po jep efekte negative edhe në shëndetin mendor të fëmijëve. Pas dy viteve të vështirë nga izolimi dhe stresi i COVID-19,mjekët po përballen më rritje të çrregullimeve mendore tek moshat pediatrike.
Krahas autizimit të shtuar, psikiatrit po konstatojnë depresion, probleme me komunikimin, me të nxënin dhe gjuhën.
Psikiatrja Florida Dobi, njëherësh drejtuese e Qendrës Kombëtare terapeutike për fëmijët këshillon prindërit për të qenë të kujdesshëm ndaj shenjave të fëmijëve.
Ndërsa pas pandemisë fëmijët duhet t’i rikthehen aktiviteteve dhe jetës sociale. Në qendrën e re terapeutike dhe rehabilituese diagnoztikohen dhe trajtohen fëmijë nga i gjithë vendi më problemet e shëndetit mendor.
Krahas shërbimeve ditore në këtë qendër ofrohet dhe shërbim spitalor për rastet që kërkojnë terapi intensive.
Ende nuk ka të dhëna të sakta sa i përket rritjes se sëmundjeve të shëndetit mendor veçanërisht pas pandemisë.
Por si në të gjithë botën 1 në 50 fëmijë ka çrregullime të spektrit autik, 1 në 3 fëmijë ka probleme më komunikimin dhe gjuhën, ndërsa 1 në 10 fëmijë vuan nga çrregullime të depresionit.
Çrregullimet mendore të diagnostikuara në fëmijëri ndahen në dy kategori: çrregullime të fëmijërisë dhe çrregullime të të mësuarit. Këto çrregullime zakonisht diagnostikohen së pari në foshnjëri, fëmijëri ose adoleshencë. Në gjuhen mjeksore ndahen me përcaktimin DSM-IV-TR dhe në ICD-10.
DSM-IV-TR përfshin dhjetë nënkategori të çrregullimeve, duke përfshirë prapambetje mendore, çrregullime të të nxënit, çrregullime të aftësive motorike, çrregullime në komunikim, çrregullime zhvillimore përhapëse, mungesë të vëmendjes dhe çrregullime të sjelljes, çrregullime të ushqyerjes dhe të ngrënit, çrregullime tik (lëvizje të pakontrolluara te muskujve), çrregullime eliminimi dhe çrregullime të tjera të foshnjërisë, fëmijërisë ose adoleshencës./A2CNN