Fashion

Crop-top po “pushton” pasarelat!

Bluzat e shkurtra po “pushtojnë” pasarelat dhe jo vetëm. Ato kombinohen mjaft mirë me pantallona me bel të lartë por mund të guxoni t’i vishni edhe me pantallona me bel të shkurtër dhe të nxirrni në pah linjat tuaja. “Crop-top” është veshur që në vitet ’90 por duket se edhe sot e kësaj dite është trend jo vetëm për modelet e pasarelës por edhe për njerëzit e zakonshëm në përditshmëri. “Crop-top” është veshur nga të gjitha materialet dhe llojet e ndryshme si: pambuk, lesh, puplin e të tjerë. Gjithashtu si “crop-top” mund të vishen hoodie-t, pulovrat dhe këmishat. Nëse jeni kuriozë dhe të interesuar për të blerë një bluzë “crop-top” mjafton që të hidhni një sy më poshtë.

1-“Crop-top” i shkurtër prej pambuku

2-Këmishë “crop-top” me vija prej pambuku

3-Triko “crop-top” me thurje

4-Bluzë “crop-top” me vija

5-Pulovër me jakë “crop-top”

6-Triko “crop-top” me thurje

7-Këmishë “crop-top” prej pambuku

8-Golf i trashë “crop-top” me thurje

9-Triko “crop-top” prej leshi

10-Triko “crop-top” me jakë, prej pambuku