Cristiano Ronaldo, një nga emrat më të njohur në botën e futbollit, ka bërë një hap të ri duke e zgjeruar ndikimin e tij në internet. Ai ka lançuar kanalin e tij zyrtar në YouTube dhe siç është zakon për këtë ikonë portugeze, nuk ka humbur kohë në tërheqjen e një publiku të madh.
“Pritja ka përfunduar! Kanali im në YouTube është më në fund këtu! Abonohuni dhe bashkohuni me mua në këtë rrugëtim të ri,” deklaroi Ronaldo në postimin e tij të parë. Ky hap i ri vjen pas një periudhe suksesi të pandërprerë për të, dhe kanali i tij ka arritur të tërheqë mbi një milion ndjekës brenda një ore nga lansimi. Në momentin e publikimit të këtij artikulli, kanali ka arritur më shumë se 1.1 milion abonentë dhe numri vazhdon të rritet me shpejtësi.
Ky kanal i ri premton të ofrojë një perspektivë të re dhe të thelluar në jetën e Ronaldos, duke ofruar përmbajtje të ndryshme që shkojnë përtej aktivitetit të tij në fushë. Postimet e para përfshijnë pamje ekskluzive nga prapaskenat, vlogje personale, dhe një shikim në regjimin e tij të stërvitjes intensive. Fansat gjithashtu mund të presin përditësime mbi aktivitetet familjare të Ronaldos, momente intime, dhe detaje mbi karrierën e tij të jashtëzakonshme.
View this post on Instagram
Për më tepër, Ronaldo ka njoftuar se do të ndajnë përmbajtje të ndryshme, përfshirë intervista me njerëzit e afërt dhe kolegë të futbollit, si dhe sfida dhe aventura personale që do të jenë ekskluzive për ndjekësit e kanalit të tij në YouTube.
Ky kanal i ri është një tjetër dëshmi e ndikimit dhe tërheqjes globale të Ronaldos, dhe ndihmon në forcimin e lidhjes së tij me tifozët e tij në një nivel të ri, duke i ofruar atyre një mundësi për të parë më nga afër jetën e tij dhe për të ndjekur çdo hap të karrierës dhe jetës së tij personale.