Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një foto të re mjaft emocionuese duke mbajtur vajzën e tij të porsalindur në krahë, më pak se dy javë pasi vëllai i saj binjak vdiq. Sulmuesi i “Manchester United” dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, njoftuan se djali i tyre nuk kishte arritur që të jetonte pas lindjes më 18 prill, por motra e tij binjake kishte mbijetuar. 37-vjeçari, i cili tashmë ka një vajzë katërvjeçare me bukuroshen Rodriguez, si dhe tre fëmijë të tjerë, tani ka postuar një imazh bardh e zi në rrjetin e tij social Instagram ku shihet teksa përqafon foshnjën. Fotoja shoqërohej me mbishkrimin “Përgjithmonë Dashuri” dhe gjithashtu kishte një emoji me zemër dashurie.
Foshnja u pa me një kapuç të thurur të bukur, gjë që bëri që shumë nga ndjekësit e Ronaldos të përgjigjen me zemra të kuqe dashurie. Çifti nuk e ka zbuluar ende emrin e tyre për vajzën e vogël. Tetorin e kaluar, ata ndanë me të gjithë ndjekësit e tyre lajmin se po prisnin binjakë në një video që shfaqte fëmijët e tjerë. Megjithatë, në fillim të këtij muaji ata thanë se ishin “të shkatërruar” nga humbja e djalit të tyre dhe e quajtën atë “dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë”. Ata thanë në atë kohë:
Me pikëllimin më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte. Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë me dashamirësi privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.
Futbollisti humbi ndeshjen e mesjavës së Man United kundër Liverpool javën e kaluar, ku tifozët në Anfield mbajtën duartrokitje për një minutë për Ronaldon dhe familjen e tij. Ata kanë kënduar edhe “You’ll Never Walk Alone”. Llogaria e Mançester United në Instagram ka postuar gjithashtu një mesazh mbështetës, ku thuhet:
Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Ju dërgojmë dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë.